Bëhuni pjesë e mijëra përkrahësve të Tor-it që ngrenë një Internet të bazuar në privatësi. Bëni një dhurim sot.
Nga sot e deri në 31 dhjetor, për dhurimin tuaj do të ketë kundërdhurime një më një, për vlera deri në 300 mijë dollarë amerikanë!
Shfletuesi Tor izolon çdo sajt që vizitoni, që kështu, gjurmues dhe reklama palësh të treta s’mund t’ju ndjekin. Çfarëdo cookie-sh spastrohen automatikisht, kur mbaroni shfletimin. Po kështu bëhet edhe me historikun tuaj të shfletimit.
Shfletuesi Tor e pengon dikë që vëzhgon lidhjen tuaj të dijë ç’sajte vizitoni. Krejt çka mund të shohë dikush që vëzhgon zakonet tuaja të shfletimit është fakti se po përdorni Tor-in.
Shfletuesi Tor synon t’i bëjë krejt përdoruesit të duken njësoj, duke e bërë të vështirë që për ju të krijohen shenja gishtash bazuar në të dhëna të shfletuesit dhe pajisjes tuaj.
Trafiku juaj kalohet nëpër rele dhe fshehtëzohet tri herë teksa kalon nëpër rrjetin Tor. Rrjeti përbëhet nga mijëra shërbyes të xhiruar nga vullnetarë, të njohur si rele Tor.
Me shfletuesin Tor, jeni të lirë të hyni në sajte të cilët rrjeti juaj mund t’i ketë bllokuar.
We believe everyone should be able to explore the internet with privacy. We are the Tor Project, a 501(c)(3) US nonprofit. We advance human rights and defend your privacy online through free software and open networks. Meet our team.